Kalon në Kuvend edhe marrëveshja e bashkëfinancimit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren

  • S.A /
  • 23 May 2024 - 12:30
Kalon në Kuvend edhe marrëveshja e bashkëfinancimit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren

Kuvendi i Kosovës ka kaluar edhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren.

Marrëveshja kaloi me 82 vota për, nga 93 deputetë sa ishin në sallë. Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në votim.

“82 vota për, kështu që kalon kjo për tunelin Tetovë-Prizren”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.

(Kosova Sot Online )