Osmani pret një delegacion parlamentar nga Arabia Saudite

  • E.K /
  • 23 May 2024 - 15:52
Osmani pret një delegacion parlamentar nga Arabia Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot takoi një delegacion parlamentar nga Arabia Saudite, të cilët shërbejnë edhe në grupin e miqësisë Arabi Saudite-Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë takimit, Osmani i falënderoi për “mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite, sidomos në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, por edhe mbështetjen në fusha të ndryshme për popullin e Kosovës”.

“Delegacioni parlamentar ofruan mbështetjen e plotë të Arabisë Saudite përderisa u diskutua edhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e përpjekjeve për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare si dhe mbështetjen humanitare për projekte të ndryshme për kategoritë më në nevojë”, njofton Presidenca.

(Kosova Sot Online)