Ky është babai me dy djemtë e tij që mbetën të plagosur në Pejë nga një person

  • A.P /
  • 23 May 2024 - 15:55
Ky është babai me dy djemtë e tij që mbetën të plagosur në Pejë nga një person

Raportohet se tre persona kanë mbetur të plagosur në Pejë pas një përleshje që ndodhi në afërsi të një furre në këtë qytet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. 

Babai me dy djemtë u qëlluan me armë zjarri, ndërsa i dyshuari ka ikur. 

Policia dhe Prokurori i Shtetit kanë nisur hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

Policia ka identifikuar një person që dyshohet se është i përfshirë në rast dhe ka marrë urdhër për bastisjen e shtëpisë së tij.
Personi që është cak i hetimit është Agron Gashi, i cili nuk është gjetur në shtëpinë e tij me rastin e kontrollit.

Ai po dyshohet për plagosjen e tre personave, Jeton Berishës dhe dy djemve të tij, Jetnisit dhe Jetartit.

Tre personat e plagosur janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim dhe sipas informacioneve, njëri prej tyre është në gjendje kritike.
Viktimat fillimisht janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës, por si pasojë e gjendjes së tyre, janë transferuar për në QKUK.

(Kosova Sot Online)