Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Sali Berishës

  • A.P /
  • 23 May 2024 - 22:38
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Sali Berishës

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nuk është pranuar as rekursi i Jamarbër Malltezit që kundërshton masën arrest në shtëpi, vendosur nga Apeli i Posaçëm më 21 nëntor të vitit të shkuar.

Kujtojmë që ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie prej datës 30 dhjetor 2023.

Sali Berisha është nën hetim pasi dyshohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim në lidhje me çështjen e procedurave të privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani.

(Kosova Sot Online)