Tërmet i fortë në Turqi

  • A.P /
  • 23 May 2024 - 20:31
Tërmet i fortë në Turqi

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë i shkallës Rihter ka goditur Turqinë pasditen e kësaj të enjteje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mediat turke raportojnë se tërmeti është regjistruar 35 kilometra nga Çorum, ndërsa thellësia e tij ka qenë 5 kilometra.

Sipas mediave, lëkundjet sizmike kanë qenë shumë të forta dhe për pasojë ka patur panik tek qytetarët. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

(Kosova Sot Online)