Zbardhen detaje nga darka e Kurtit me Krasniqin

  • A.P /
  • 23 May 2024 - 20:18
Zbardhen detaje nga darka e Kurtit me Krasniqin

Darka e 13 majit mes kreut të PDK-së, Memli Krasniqi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti po vazhdon të diskutohet shumë në opinion publik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mes atyre që ishte prezentë atë tavolinë ishte edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i cili u shpreh se ajo darkë nuk u kurorëzua me një marrëveshje për ndonjë koalicion të ardhshëm qeveritar.

“Jo, s’ka marrëveshje. Kjo darkë nuk ka ndodhur për bashkëqeverisjen e ardhshme me LVV-në. Aty kemi diskutuar për agjendën parlamentare, ne iu kemi përgjigj ftesës se vazhdimisht kërkojmë zgjedhje, nga korriku i vitit të kaluar kemi kërkuar që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi t’u drejtohet kutive të votimit. E tani nga ajo ditë në Kosovë diskutohet vetëm për zgjedhje, komplet ajo darkë ka shku duke diskutuar për mundësitë e shkuarjes në zgjedhje”, ka thënë deputeti i PDK-së.

(Kosova Sot Online)