Hovenier: Ne besojmë se Kosova duhet të jetë anëtare e BE-së

  • A.P /
  • 23 May 2024 - 21:15
Hovenier: Ne besojmë se Kosova duhet të jetë anëtare e BE-së

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë po aq fuqishëm, si gjithmonë, me Kosovën për ta parë atë duke zënë vendin e saj në strukturat evropiane dhe euroatlantike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Vendi i Kosovës është në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Kjo do të thotë se ne besojmë se Kosova duhet të jetë anëtare e BE-së, Kosova duhet të jetë anëtare e NATO-s, se Kosova duhet të jetë anëtare e Këshillit të Evropës”, tha Hovenier, duke shtuar se ka shpresë që Kosova të jetë në organizmat ndërkombëtarë.

(Kosova Sot Online)