Arrestohen babë e bir në Pejë, u rrahën mes vete me mjete të forta

  • E.k /
  • 24 May 2024 - 09:53
Arrestohen babë e bir në Pejë, u rrahën mes vete me mjete të forta

Një rast i dhunës ka ndodhur dje në një familje në Pejë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se dy babë e djalë janë arrestuar, pasi të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje mes veti.

Gjatë përleshjes të dyshuarit kanë përdorur dhe mjete të forta, ku si pasojë kanë pranuar dhe tretman mjekësor.

Njoftimi i policisë:

DHUNË NË FAMILJE

Pejë 23.05.2024 – 11:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir), pasi të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje mes veti. Gjatë përleshjes të dyshuarit kishin përdorur edhe mjete të forta. Pas pranimit të tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)