Deputetja e PDK’së dhe e VV -së vazhdojnë betejën për pranimin e Kosovës në KiE

  • E.k /
  • 24 May 2024 - 12:15
Deputetja e PDK’së dhe e VV -së vazhdojnë betejën për pranimin e Kosovës në KiE

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, po merr pjesë në takimin e Komiteti Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Musliu-Shoshi së bashku më nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, filluan ditën më një mëngjes punë me Kryeministrin e Lituanisë.

Postimi i plotë:

Sot në Lituani, ku bashkë me znj.Saranda Bogujevci, po marrim pjesë në takimin e Komitetit Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKiE), i cili mbledh rreth 60 anëtarë të Asamblesë!

Ditën filluam me një mëngjes pune me Kryeministren e Lituanisë, znj. Ingrida Šimonyte, në kuadër të grupit Ëomen Parliamentary Assembly of the Council of Europe

Lituania do të ketë PRESIDENCËN e Komitetit të Ministrave, prandaj shkëmbimi i pikëpamjeve me Ministrin e Jashtëm, z. Gabrielius Landsbergis, ishte i rendësisë së veçantë edhe për

Debat do të ketë mbi raportet e hartuar që trajtojnë temat aktuale në Evropë me pjesëmarrje të Presidentit të Parlamentit të Gjeorgjisë dhe Zëvendëskryetarit të Komisionit të Venecias.

Falenderim të veçantë Presidentit të APKiE-së, z.Theodoros Rousopoulos, dhe kryetares së Seimas, Viktorija Čmilytė-Nielsen.

(Kosova Sot Online)