Zbulohet identiteti i katër kosovarëve të arrestuar në Tiranë të dyshuar për trafikim të armëve

  • 24 May 2024 - 12:44
Zbulohet  identiteti i katër kosovarëve të arrestuar në Tiranë të dyshuar  për trafikim të armëve

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin kundër trafikut të armëve të ndërmarrë nga Policia e Shqipërisë në Tiranë, transmeton "Kosova sot Online ".

Personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Transportuesi” janë shtetasit kosovarë: Blerim Krasniqi, Benjami Shala, Edonis Thaçi, Muhamed Krasniqi.

Siç raporton portali Ora News, të arrestuarit janë Blerim dhe Muhamed Krasniqi, janë kushërinj me njëri tjetrin. Ata, dyshohet se kishin detyrën për të gjetur klientë. Ndërsa, Edonis Thaçi dhe Benjami Shala i ndihmonin për transportin e tyre.

 (Kosova Sot Online )