Ja kur do të mbahet seanca e radhës ndaj Krivaçës e Sejdiut

  • A.P /
  • 24 May 2024 - 19:22
Ja kur do të mbahet seanca e radhës ndaj Krivaçës e Sejdiut

Raportohet se seanca e radhës ndaj Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut, të dënuar nga Themelorja për vrasjen e Marigona Osmanit do të mbahet më 11 qershor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kështu ka njoftuar avokati i ri i Krivaçës, Skender Musa.

Në seancën e cila pritet të mbahet më 11 qershor sipas kryetarit të trupit gjykues, do të ftohet që të dëshmojë një ekspert i mjekësisë ligjore dhe do të vendoset edhe për ekspertë të psikiatrisë.

Ndryshe, në seancën e rigjykimit të premten, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, të akuzuarit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu janë deklaruar të pafajshëm për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit më 2021.

(Kosova Sot Online)