Dy të lënduar dërgohen në QKUK pas një vetaksidenti

  • A.P /
  • 24 May 2024 - 20:30
Dy të lënduar dërgohen në QKUK pas një vetaksidenti

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Shtime – Prizren, ku një kamion është rrokullisur, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

“Veç dëmeve të shkaktuara në kamion, lëndime trupore kanë pësuar shoferi dhe pasagjeri, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në qendrën e mjekësisë familjare në Shtime e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në QKUK- Prishtinë”, tha Veseli.

(Kosova Sot Online)