Lipjan: Përfshihet nga zjarri një kamionetë dhe pullazi i shtëpisë

  • E.K /
  • 25 May 2024 - 13:08
Lipjan: Përfshihet nga zjarri një kamionetë dhe pullazi i shtëpisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gadime të Epërme të Lipjanit, zjarri ka përfshirë një kamionetë me targa lokale dhe pullazin e shtëpisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Persona të lënduar nuk ka.

Ndërsa, rasti është në hetime.

“Fsh. Gadime e Epërme, Lipjan 24.05.2024 – 03:25. Raportohet se aksidentalisht është përfshirë nga zjarri kamioneta me targa lokale pronë e ankuesit mashkull kosovar, nga zjarri është përfshirë edhe pullazi i shtëpisë së viktimës”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)