Gruaja tenton vetëvrasjen duke konsumuar pesticide, arrestohet bashkëshorti, dyshohet se ushtroi dhunë psikologjike

  • E.K /
  • 25 May 2024 - 14:43
Gruaja tenton vetëvrasjen duke konsumuar pesticide, arrestohet bashkëshorti, dyshohet se ushtroi dhunë psikologjike

Një 43-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në Librazhd, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo e fundit, dyshohet se për shkak të dhunës psikologjike të ushtruar nga bashkëshorti S.K., ka konsumuar pesticide duke tentuar vetëvrasjen.

Ajo tashmë ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

‘Komisariati i Policisë Librazhd arrestoi në flagrancë shtetasin S. K., 43 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se për shkak të dhunës psikologjike që ky shtetas ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, ajo ka konsumuar pesticide. Kjo shtetase është në kujdesin e mjekëve.’, njofton policia.

(Kosova Sot Online)