Kurti për avancimin e Kosovës në AP të NATO’s: Hap i rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë

  • E.K /
  • 27 May 2024 - 14:41
Kurti për avancimin e Kosovës në AP të NATO’s: Hap i rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas votimit në Asamblenë Parlamentare të NATO’s ku Kosovës iu avancua statusi në anëtar të asociuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ka përgëzuar të gjithë zyrtarët e shtetit që punuan për këtë arritje,

Njoftimi i plotë:

Me shumicë dërrmuese të votave të delegatëve nga vendet anëtare të NATO-s, Kuvendi i Republikës sonë tash ka statusin e anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Në prag të 25-vjetorit të çlirimit, Sofja, kryeqyteti i shtetit që 25 vjet më parë hapi hapësirën e vet ajrore për aeroplanët e NATO-s në fushatën kundër Serbisë, sot ishte vendtakimi në të cilin bëmë një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë.

Përgëzime të gjithë zyrtarëve të shtetit që punuan për këtë arritje, e shumë urime qytetarëve të Republikës. Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë miqtë e partnerët që me votën e tyre sot i dhanë mbështetje avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe që i qëndrojnë përkrah Kosovës përherë.

(Kosova Sot Online)