Sulmi izraelit në Rafah, arrin në 45 numri i viktimave

  • A.P /
  • 27 May 2024 - 20:40
Sulmi izraelit në Rafah, arrin në 45 numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë që kontrollohet nga Hamasi në Gazë bëri të ditur sot se numri i viktimave në Rafah, si pasojë e një sulmi izraelit të dielën, ka arritur në 45, gjysma e të cilëve gra dhe fëmijë. Ushtria izraelite njoftoi se goditi një bazë ku strehoheshin pjesëtarë të lartë të grupit militant, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sulmi u dënua nga udhëheqësit botërorë, të cilët kërkuan zbatimin e urdhrit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që Izraeli t’i japë fund sulmit në Rafah.

Shtetet e Bashkuara reaguan të hënën për sulmin, duke nxitur Izraelin që të marrë masa për t’i mbrojtur civilët, pas “pamjeve të tmerrshme” nga sulmi ushtarak në Rafah.

(Kosova Sot Online)