Klinaku: Prokuroria e Speciales po shantazhon dëshmitarët

  • A.P /
  • 27 May 2024 - 21:30
Klinaku: Prokuroria e Speciales po shantazhon dëshmitarët

Faton Klinaku, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, ka thënë se Prokuroria e Speciales ka marrë para nga Rusia e Serbia, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Madje, ai ka deklaruar se edhe kanë shantazhuar dëshmitarë.

Ai përmendi Jack Smith, ish-prokuror në rastin e Speciales, më pas në rastin Trump.

“Është i njëjti gjykatës, Jack Smith. Pastaj skandali tjetër që e ka bërë Jack Smith, që tash po ndiqet edhe nga drejtësia amerikane për falsifikimin e dokumentacionit që e ka bërë në rastin e Trumpit. Po ashtu, po dalin që kanë marrë miliona nga Rusia për të blerë dëshmitarët. Ai është para drejtësisë amerikane për shumë skandale, për shumë shantazhe që iu ka bërë dëshmitarëve dhe për para që ka marrë nga interesa të ndryshme qoftë ruse apo serbe”, ka thënë Klinaku. 

(Kosova Sot Online)