LDK merr vendim pasi po diskutohet për shkuarjen në zgjedhje

  • A.P /
  • 28 May 2024 - 21:00
LDK merr vendim pasi po diskutohet për shkuarjen në zgjedhje

Pasi po diskutohet për shkuarjen ose jo të shpejt në zgjedhje Lidhja Demokratike e Kosovës në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ka diskutuar për listat zgjedhore dhe ka marrë një vendim, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Siç tregojnë burimet, është vendosur që tre kryetarë komunash nga radhët e LDK-së të kandidojnë për deputet në zgjedhjet parlamentare.

Bëhet fjalë për kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherin, atë të Fushë Kosovës, Burim Berisha dhe Imri Ahmetin, kryetar i Lipjanit.

(Kosova Sot Online)