Arrestohet hajni pasi vodhi paratë dhe telefonin nën kërcënimin e thikës

  • A.P /
  • 28 May 2024 - 22:28
Arrestohet hajni pasi vodhi paratë dhe telefonin nën kërcënimin e thikës

Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan ka arritur të  arrestojë të dyshuarin F.S., i lindur në vitin 1975, nën dyshimin se i njëjti sot rreth orës 05:10 kishte arritur që nën kërcënimin e thikës nga punonjësi i një pikë të karburanteve në qytetin e Gjilanit të grabis një shumë të parave të gatshme dhe një telefon celular, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Më pas ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia informon se me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Grabitje’’.

(Kosova Sot Online)