
Gjilan: Një personit nën kërcënimin e thikës i merren paratë dhe telefoni

Policia ka njoftuar për një rast të grabitjes që ka ndodhur dje në Gjilan, përcjell “Kosova Sot Online”.
Një person ka raportuar se nën kërcënimin e thikës një person i panjohur i ka grabitur para dhe telefonin.
Policia ka njoftuar se lidhue me rastin është arrestuar i dushuari.
Njoftimi i policisë:
GRABITJE
Gjilan / 28.05.2024 – 05:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e thikës i ka grabitur para dhe telefonin, dhe është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)