Vdes zyrtari korrektues në burgun e Dubravës

  • E.k /
  • 29 May 2024 - 10:11
Vdes zyrtari korrektues në burgun e Dubravës

Ka vdekur zyrtari korrektues në Burgun e Dubravës, Hasib Cakoviç, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gardiani nga Istogu ishte punëtor shumëvjeçar në Burgun e Dubravës.

Përndryshe, raportohet se Hasib Cakoviq, vdiq pasi aksidentalisht ra nga qershia.

Njoftimi i plotë:

Telegram Ngushëllimi

E nderuar familja Cakoviç,

Me pikëllim të thellë marrëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, Hasib Cakoviç.

Cakoviç ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në Shërbimin Korrektues të Kosovës, duke kontribuar me pasion dhe përkushtim. Humbja e tij është një humbje e madhe për të gjithë ne.

Ju lutem që në emër të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emërin tim, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Me respekt,

Ismail Dibrani

Drejtor Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës

(Kosova Sot Online)