
Stano: BE-ja i di detyrat e saj, fokusohet në to dhe bën punën e saj

Pasi Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, kishte reaguar ndaj deklaratave të Bashkimit Europian (BE), se në raportin e shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, pritet të përfshihen edhe operacionet e Kosovës për mbylljen e objekteve të Bankës Kursimore të Postës së Serbisë, në veri të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në lidhje me këtë Konjufca, kishte thënë se është mirë shefi i diplomacisë evropiane Borrell ta shkruajë raportin të thotë se “këto institucione ishin banka të paligjshme të Serbisë në Kosovë”.
Për këtë është Petar Stano ka thënë se nuk komenton deklaratat e zyrtarëve kombëtarë.
Ai ka shtuar se BE-ja i dinë detyrat e saj dhe fokusohet në to për punën që bën.
“Faleminderit për interesimin tuaj. Ne nuk komentojmë vërejtjet e rastësishme të zyrtarëve të ndryshëm kombëtarë. BE-ja i di detyrat e saj, fokusohet në to dhe bën punën e saj. Këta njerëz duhet të bëjnë të njëjtën gjë”.
(Kosova Sot Online)