
Lipjan: Një grua raporton se një i moshuar e ngacmoi seksualisht

Një grua nga Lipjani ka raportuar se një person i moshuar e ka ngacmuar seksualisht, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas policisë ai është larguar me një veturë në drejtim të panjohur.
Rasti është më hetime.
“Lipjan 29.05.2024-12:25. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një person i moshuar, i cili më pas është larguar me një veturë në drejtim të panjohur. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)