Albin Kurti shkon në Marinë të Skenderajt

  • A.P /
  • 30 May 2024 - 18:45
 Albin Kurti shkon në Marinë të Skenderajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten në Marinë të Skenderajt ka përkujtuar dy luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë përkujtim, Kurti ka shkruar në Facebok duke thënë se kontributi i tyre është shembull që duhet bartur brez pas brez.

“Më 30 maj 1999, në luftime të ashpra me forcat e armatosura serbe ata ranë heroikisht duke e mbrojtur popullatën civile. Sot vendosëm lule të freskëta në kujtim të këtyre heronjve.  Falë guximit dhe sakrificës së luftëtarëve dhe mbarë popullit tonë ne e gëzojmë lirinë që e kemi.  Dashuria dhe vetëmohimi i tyre është shembull që duhet bartur brez pas brezi.  Lavdi dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)