Policia gjobit dy persona për këtë arsye

  • A.P /
  • 30 May 2024 - 19:04
Policia gjobit dy persona për këtë arsye

Njësite Policore nga Stacioni Policor Gjilan të mërkurën në qytetin e Gjilanit rruga e Kamenicës kanë identifikuar dhe kanë marrë masa ligjore ndaj dy shoferëve të cilët janë takuar duke bërë gara shpejtësie me vetura, me të cilat veprime kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se ndaj dy kundërvajtësve veç e veç janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro, pesë pikë negative si dhe masa mbrojtëse e ndalim vozitjes së automjeteve me veprim motorik në kohëzgjatje prej 12 muajsh.

(Kosova Sot Online)