Pajaziti: Albin Kurti kontribuoi në përçarje të Luginës

  • A.P /
  • 30 May 2024 - 19:24
Pajaziti: Albin Kurti kontribuoi në përçarje të Luginës

Arbër Pajaziti, kandidat për kryetar të Bujanocit nga koalicioni Fronti për Ndryshim, ka thënë sot nuk është ftuar nga Albin Kurti në takimin që ky i fundit kishte me disa kandidatë për kryetar komunash në Luginë.Pajaziti ka thënë se nuk ishte befasi veprimi Kurtit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


“Unë shkoj vetëm ku me thërrasin. Ky ka qenë një tubim i thirrur nga PVD-ja me mbështetjen e Kurtit. Ka qenë e pritshëm nga ana jonë veprimi i tij, sepse Kurti ka vepruar kështu edhe në zgjedhjet paraprake. Kjo është ndërhyrje në fushatë”, ka thënë Pajaziti.

Por ky veprim i Kurtit, sipas Pajazitit, vetëm nuk ka ndikim dhe e dëmton subjektin që ai e mbështet.


“Jo aspak, sepse ne e dimë se herën e kaluar në zgjedhjen parlamentare e mbështeti vetëm një kandidat dhe më herët ne kemi pasur tre deputet. Kjo ndërhyje mund t’ia plotësojë egon dikujt apo mund t’i kënaq këta që kanë qenë në sallë, por nuk ka asnjë ndikim”, ka thënë Pajaziti.

(Kosova Sot Online)