Ahmeti: Ne po punojmë veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër

  • A.P /
  • 30 May 2024 - 23:00
Ahmeti: Ne po punojmë veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Imri Ahmeti ka deklaruar se janë duke punuar që Lidhja Demokratike të dalë e para dhe u shpreh se po shohin një trend në rritje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Ne po punojmë dhe mendojnë që do t’ia dalim mirë në zgjedhje, natyrisht që cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër”.

“Ne punojmë që Lidhja Demokratike të dalë e para, unë besoj që në vazhdimësi po e shohim një trend të rritjes graduale dhe ky trend i rritjes neve na jep mesazh që duhet të vazhdojmë punën”, është shprehur ai.

(Kosova Sot Online)