Ja momenti kur Glauk Konjufca e mendoi dorëheqjen

  • A.P /
  • 31 May 2024 - 16:07
Ja momenti kur Glauk Konjufca e mendoi dorëheqjen

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka treguar momentin e vetëm kur e ka menduar dorëheqjen gjatë këtij mandati, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryeparlamentari tha se ai moment ishte seanca e 13 korrikut të vitit të kaluar e cila pati eskaluar mes grupeve parlamentare, e kur pati edhe përleshje mes deputetëve.

“Momenti më i vështirë gjatë këtij mandati ka qenë seanca në të cilën kishte tensione në mes të grupeve parlamentare, e cila eskaloi edhe në përleshje. Mund të them se ka qenë momenti i vetëm gjatë këtij mandati kur e kam menduar edhe dorëheqjen”, ka thënë Konjufca.

Në atë seancë, situata eskaloi kur deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, derisa ky i fundit po fliste nga folëtorja e Kuvendit.

(Kosova Sot Online)