Prokurori i përgjithshëm ligjvënësve: Nuk do të frikësohem

  • A.P /
  • 04 June 2024 - 20:20
Prokurori i përgjithshëm ligjvënësve: Nuk do të frikësohem

Prokurori i përgjithshëm Merrick Garland dënoi të martën ato që i quajti sulme të paprecedenta ndaj Departamentit të Drejtësisë, duke u thënë ligjvënësve republikanë që synuan ta shpallnin fajtor për mospërfillje të Kongresit, se ai “nuk do të frikësohet”.

Përpara një komisioni të drejtuar nga aleatë të ish-presidentit Donald Trump, zoti Garland dënoi “teorinë e konspiracionit” se Departamenti i Drejtësisë fshihej pas procesit penal ndaj zotit Trump në Nju Jork, ku ish-presidenti republikan u gjend fajtor për 34 akuza penale. Ai gjithashtu refuzoi ato që i quajti “falsitete të pabaza dhe jashtëzakonisht të rrezikshme” ndaj strukturave të zbatimit të ligjit.

Deklaratat e forta gjatë dëshmisë së pazakontë shërbyen si një mbrojtje e vendosur e pavarësisë dhe integritetit të Departamentit të Drejtësisë, mes kritikave të shumta nga ish-presidenti Trump dhe aleatët e tij ndaj sistemit të drejtësisë në Shtetet e Bashkuara. Zoti Garland tha se sulmet ndaj Departamentit të Drejtësisë “nuk kanë influencuar dhe nuk do të influencojnë vendimmarrjen tonë”.


(Kosova Sot Online)