Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim me qendër në Francë urë lidhëse me interes zhvillimor në mes të institucioneve të Kosovës dhe atyre franceze e zvicerane

  • 06 June 2024 - 08:17
Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim me qendër në Francë urë lidhëse me interes zhvillimor në mes të institucioneve  të Kosovës dhe atyre franceze e zvicerane

Presidenti i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim me qendër në Francë, z. Tahir Shabani, ka zhvilluar një vizitë te ngjeshur pune dhe me aktivitete në Republikën e Kosovës, duke takuar zyrtar të niveleve të ndryshme të institucioneve të shtetit, kryesisht nivelit lokal dhe të fushës së arsimit, me të cilët kanë analizuar dhe fokusuar fushat e bashkëpunimit në të cilat mundë të arrihen rezultate të mira të interesit të përgjithshëm.

Gjatë vizitës që i bëri Gjimnazit "Ahmet Gashi" në Prishtinë, është biseduar për bashkëpunim me shkollat franceze dhe mundësinë e vizitave për shkëmbimin e përvojave në fushën e arsimit. Takimi ka qenë shumë miqësor dhe përmbajtjesor në fokusimin e fushave të interesit, në bisedën e zhvilluar në mes z. Shabani dhe drejtorit të e shkollës, Z. Haxhi Metaj, profesorin e gjuhës frenge, Z. Ilmi Reçica dhe stafin e shkollës. Me shumë interes dhe përmbajtjesore ishte edhe vizita në komunën e Istogut, dhe Gjimnazi "Haxhi Zeka" në Istog. Qëllimi kryesor i këtij takimi me stafin e Gjimnazit “Haxhi Zeka “,në përbërje të drejtorit të DKA-së - Z. Naim Behlulaj, ish drejtorin e DKA-së - Z. Hajrush Shoshin, dhe Xhevat Demaj, ishte binjakëzimi me shkollat franceze, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ndërkombëtare dhe shkëmbimit kulturor e arsimor. Kjo nismë synon të krijojë mundësi të reja për nxënësit dhe stafin, duke promovuar një frymë bashkëpunimi dhe përparimi të përbashkët.

Kryetarin e Shoqatës Miqësisë franko shqiptare, ambasador për paqe z. Tahir Shabani, njëherit President i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim me qendër në Francë, është pritur edhe nga Kryetari i Istogut Ilir F. Ferati. Pjesë e takimit ishte edhe Kryesuesi i Kuvendin Komunal z. Enver Rugova, Drejtor të drejtorive komunale dhe këshilltar të kuvendit. Gjatë takimit janë analizuar të gjitha mundësit e zhvillimit të një bashkëpunimi me interes në fusha të ndryshme mes Komunës së Istogut me komunat e Zvicrës dhe të Francës. Në komunën e Vitisë Shabani ka takuar dhe ka bashkëbiseduar me pjesëtarët e njësisë së zjarrfiksave, i shoqëruar edhe me ish deputetin nga Gjeneva Eric Leyvraz , ku janë marr së afërmi kërkesat dhe analizuar mundësin e mbështetjes që mundë të jep ai si urë lidhëse bashkëpunimi me organizata simotra franceze.

(Kosova Sot Online )