Ulet numri i aksidenteve me fatalitet në vendin e punës në Kosovë

  • E /
  • 06 June 2024 - 11:50
Ulet numri i aksidenteve me fatalitet në vendin e punës në Kosovë

Inspektorati i Punës ka njoftuar se ka pasur ulje të aksidenteve me fatalitet në vendin e punës për periudhën janar – qershor në tre viteve të fundit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë vitit 2022 janë regjistruar gjashtë aksidente me fatalitet, në vitin 2023, nëntë aksidente me fatalitet ndërsa në vitin 2024 nga është regjistruar asnjë aksident me fatalitet në vendin e punës.

“Përmirësim i Rëndësishëm në Sigurinë në Vendin e Punës! Jemi të lumtur të njoftojmë një ulje të jashtëzakonshme të aksidenteve me fatalitet në vendin e punës për periudhën janar – qershor gjatë tre viteve të fundit. 2022: 6 aksidente me fatalitet, 2023: 9 aksidente me fatalitet, 2024: 0 aksidente me fatalitet”, thuhet në njoftimin e IP-së.

(Kosova Sot Online)