Vjosa Osmani viziton sot Drenasin

  • E.k /
  • 07 June 2024 - 07:31
Vjosa Osmani viziton sot Drenasin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të vizitojë sot Komunën e Drenasit, përcjell "Kosova Sot Online".

Në orën 11:00, Presidentja Osmani do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Presidentja Osmani gjatë kësaj vizite do të takohet me anëtare të Kuvendit Komunal, gra të angazhuara në biznes, arsim, shëndetësi dhe shoqëri civile.

Ndërkaq, pas takimit Presidentja Osmani dhe kryetari Lladrovci do të deklarohen për media, thuhet në njoftim.

Gjatë vizitës në Drenas, Presidentja do të vizitojë edhe Parkun e Biznesit dhe do të qëndroj edhe në shkollën “Xhevë Lladrovci”, në Gllanasellë.

(Kosova Sot Online)