
Osmani: Në Drenas e kam kaluar një pjesë të fëmijërsië time si mbesë e Drenasit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Drenasi është simbol i qëndresës dhe herozimit, pas takimit që pati me kryetarin e kësaj komune, Ramiz Lladrovici, përcjell "Kosova Sot Online".
Osmani ka thënë se ajo është mbesë e Drenasit dhe se në këtë vend e ka kaluar një pjesë të fëmijërisë së saj.
“Drenasi është simbol i qëndresës e heroizmit. Në Drenas e kam kaluar një pjesë të fëmijërsië time si mbesë e Drenasit. Trimëria e heronjve të UÇK-së dhe atyre që paguan çmimin për liri nuk do harrohen asnjëherë. Është frymëzim i yni i vazhdueshëm për një të ardhme më të mirë edhe sot i kujtojmë duke nderuar jo vetëm shtëpitë e tyre, por nderin e gjithë kombit tonë. Familjet e këtyre heronjve që janë në mesin tonë dua të iu shpreh edhe njëherë mirënjohjen tonë. Drenasi nuk shquhet vetëm për kontributin e Kosovës sot, Drenasi është një nga komunat më shembullore në nivel të Republikës sonë. Drenasi po rritet me përkushtim të qytetarëve dhe qytetareve punëtore. Mbi 50 për qind e ekzekutivit janë gra, kjo dëshmon punën e jashtëzakonshme të gruas, është shembull që duhet të ndiqet kur gruas i jepet mundësi zhvillovet e gjithë Kosova”, tha Osmani.
(Kosova Sot Online)