Kurti për William Walkerin: Njeri i jashtëzakonshëm, mik i madh i Kosovës

  • E.k /
  • 13 June 2024 - 11:01
Kurti për William Walkerin: Njeri i jashtëzakonshëm, mik i madh i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është takuar me ambasadorin William Walker, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti e ka quajtur Walker njëri të jashtëzakonshëm, që ngriti zërin për padrejtësisë dhe mizoritë që po ndodhnin në vend.

“Në mbledhje po vij nga takimi me mikun e madh të Kosovës e të vërtetës, diplomatin amerikan Willaim Walker. Ky njeri i jashtëzakonshëm ishte ai që ngriti zërin për padrejtësitë dhe mizoritë që po ndodhnin në vendin tonë. Me guxim dhe integritet, ambasadori Walker dhe Misioni Verifikues i OSBE’së dokumentuan dhe dëshmuan krimet e rënda që po kryheshin nga Serbia ndaj populit tonë. Raportet nga terreni shërbyen si një thirrje për ndërgjegjen ndërkombëtare dhe nxitën reagimin e komunitetin ndërkombëtar. Ai angazhim dhe ato dëshmi ishin katalizatorët që çuan në ndërhyrjen e NATO’s”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)