MASHT: Është përgatitur ditari i ri elektronik, do të përdoret pasi të kalojë fazën e testimit

  • E.K /
  • 13 June 2024 - 13:37
MASHT: Është përgatitur ditari i ri elektronik, do të përdoret pasi të kalojë fazën e testimit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) me mbështetje financiare nga fondet IPA të Bashkimit Evropian ka zhvilluar sistem të ri të integruar për punën elektronike të shkollave, i cili përfshin ditar të ri elektronik, i cili do të aplikohet zyrtarisht gjatë vitit të ri shkollor 2024- 2025, pasi më parë ta kalojë periudhën e testimit në disa shkolla fillore dhe të mesme.

Nga Ministria thonë se kontrollet fillestare u kryen në koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës, Byronë e Zhvillimit të Arsimit, Inspektoratin Shtetëror Arsimor, Qendrën Shtetërore të Provimeve dhe me mësuesit e shkollave.

“Gjithashtu janë organizuar trajnime për administratorët e IT-së në shkolla ku do të testohet ditari elektronik dhe integrimi i sugjerimeve të reja të mundshme”.

“Pas përfundimit të plotë të fazës së testimit do të vijojë procesi i bartjes së të dhënave nga aktuali në ditarin e ri elektronik, si dhe futja e të dhënave shtesë në softuer nga shkollat. Është planifikuar të organizohet trajnimi i përdorimit për të gjithë mësuesit”.

“Zgjidhja e re softuerike do të kapërcejë sfidat që mësuesit, administratorët, prindërit/kujdestarët dhe vetë nxënësit kanë vënë në dukje në të kaluarën, sepse të gjitha sugjerimet e tyre janë marrë parasysh në procesin e krijimit të sistemit. Shprehim mirënjohjen tonë për të gjitha palët e interesuara në procesin e krijimit të sistemit të ri të integruar për punën elektronike të shkollave, dhe veçanërisht për Bashkimin Evropian, i cili ofroi mbështetje financiare dhe logjistike në këtë proces dhe që vazhdimisht mbështet përpjekjet për dixhitalizimin dhe modernizimin e arsimit”, thonë nga MASH.

(Kosova Sot Online)