Qytetari nga Podujeva vdes në Qabe, gjatë kryerjes së haxhit

  • E. /
  • 13 June 2024 - 13:45
Qytetari nga Podujeva vdes në Qabe, gjatë kryerjes së haxhit

Një qytetar nga Podujeva që shkoi për të kryer ritualin fetar, atë të haxhit, njoftohet të ketë ndërruar jetë në Qabe, përcjell “Kosova Sot Online”.

Muharrem Gashi nga Podujeva është besimtari mysliman i cili ndërroi jetë gjatë kryerjes së haxhit.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga familjarët.

“Të dashur miq shok familjar ju njoftojmë se ka ndërruar jetë baba jon Muharrem H Gashi, Vekja ka ndodhur në Qane atje ku shkoj ta kryej obligimin fetar.

Familjari ka njoftuar se ai do të varroset në Mekë.

(Kosova Sot Online)