Muharrem Gashi nga Podujeva që vdiq në Qabe, sonte varroset në Mekë

  • E.K /
  • 13 June 2024 - 14:50
 Muharrem Gashi nga Podujeva që vdiq në Qabe, sonte varroset në Mekë

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se trupi i pajetë i Muharrem Gashit nga Podujeva do të varroset sonte në varrezat e Mekës në Arabinë Saudite, përcjell “Kosova Sot Online”.

Muharrem Gashi nga Podujeva ka ndërruar jetë derisa po kryente ritualet e haxhit.

Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, shpreh ngushëllime për familjen e haxhiut.

Njoftimi i plotë:

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!”

Njoftojmë besimtarët dhe opinionin e gjerë se sot, më 13 qershor 2024, në mëngjes, në Meke, ka ndërruar jetë haxhi Muharrem Gashi nga Podujeva, i cili këtë vit ishte në mesin e besimtarëve që udhëtuan drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin.

Me këtë rast, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, shpreh ngushëllime për familjen e haxhiut, duke lutur të Madhin Zot që t’ia falë mëkatet dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus!

Namazi i xhenazes së rahmetliut do të falet sonte në Qabenë e bekuar me namaz të jacisë, ndërsa varrimi i tij do të bëhet në varrezat e Mekës, nën përcjellje edhe të udhëheqësve të haxhit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës.

Zoti e mëshiroftë dhe e gradoftë me Xhenet, ndërsa familjes së rahmetliut i faltë sabër e gajret!

(Kosova Sot Online)