Biseda e Shabanit me oficerin e BIA-s, Musliu: Është neveritëse ta dëgjosh një shqiptar kështu!

  • E.k /
  • 13 June 2024 - 15:31
Biseda e Shabanit me oficerin e BIA-s, Musliu: Është neveritëse ta dëgjosh një shqiptar kështu!

Drejtori i Institutit për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS”, Agim Musliu, ka komentuar përgjimin e dytë të publikuar mes Bedri Shabanit të arrestuar si i dyshuar për spiunazh dhe oficerit të BIA-s serbe Srdjan Rosiq, transmeton “Kosova Sot Online".

Musliu ka apeluar që të ndalet kjo tradhti kombëtare.

Musliu tutje ai ka kërkuar nga organet e sigurisë dhe drejtësisë që ë punopjnë më shumë dhe qëqë të mos i neglizhojnë këto raste.

Postimi i plotë:

Apel:

Të gjithë ata që janë të tillë, nuk kanë shpëtim, vetëm vonim!

Prandaj, ndaleni këtë tradhti kombëtare!

Është tejet neveritëse ta dëgjosh një shqiptar kështu!

Distancohuni nga të tillët! Bëjeni publikisht këtë!

Organeve të sigurisë dhe të drejtësisë: punoni më shumë dhe mos i neglizhoni këto!

Këta njerëz janë më të rrezikshëm sesa terroristët!

(Kosova Sot Online)