Pejë: Gjendet pa shenja jete një person, dyshohet për vetëvrasje

  • E.k /
  • 13 June 2024 - 15:53
 Pejë: Gjendet pa shenja jete një person, dyshohet për vetëvrasje

Një person është gjetur pa shenja jete sot në qytetin e Pejës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, transmeton "Kosova Sot Online".

“Sot me datë 13.06.2024, rreth orës 10:10, Policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Kastrati” në Pejë, njësitet relevante menjëherë janë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Rugova.

Ai shtoi se me vendim të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet ” Hetim i vdekjes”.

Raportohet se viktima dyshohet se ka kryer vetëvrasje dhe se  i njëjti është rreth moshës 60 vjeç.

(Kosova Sot Online)