Vdes fëmija që u godit nga traktori në këtë vend të Kosovës

  • A.P /
  • 13 June 2024 - 16:50
Vdes fëmija që u godit nga traktori në këtë vend të Kosovës

Raportohet se dje rreth orës 17:30 ka ndodhur një rast i rëndë për familjen Dina nga qyteti i Rahovecit, ky dyshohet se nga pakujdesia e shoferit të traktorit, një fëmijë ka gjetur vdekjen, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga informacionet e para thuhet se një persona duke lëvizur mbrama me traktor, nga pakujdesia ka goditur një fëmijë rreth 3 vjeçar.Sinjali mëson se viktima pas plagëve të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Vdekjen e tre vjeçarit e ka konfirmuar stafi mjekësor dhe trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion


(Kosova Sot Online)