Gjakovë: Postuan video duke shtënë me armë, arrestohen tre burra e dy femra

  • E.k /
  • 15 June 2024 - 10:43
Gjakovë: Postuan video duke shtënë me armë, arrestohen tre burra e dy femra

Policia ka arrestuar tre meshkuj e dy femra në Gjakovë, pasi në rrjete sociale ka qarkulluar një video ku shiheshin duke shtënë me armë zjarri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në raportin 24 orësh të Policisë se Kosovës bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarve, ku gjatë kontrollit është sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe 17 fishekë.

Njoftimi i Policisë:

PËRDORIM I ARMËS /ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Mark Malota, Gjakovë 01.01.2024-11:00. Është raportuar se në rrjete sociale, është duke qarkulluar një video ku shihen disa persona duke shtënë me armë zjarri. Lidhur me rastin janë identifikuar tre të dyshuar një mashkull kosovar dhe dy femra kosovare. Në konsultim me prokurorin është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarave, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe një karikator me 17 fishekë të kalibrit 9 mm. Të dyshuarit janë arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)