Policia e Kosovës për 24 orët e fundit shqiptoi 1 mijë e 915 gjoba trafiku

  • E.k /
  • 15 June 2024 - 14:23
Policia e Kosovës për 24 orët e fundit shqiptoi 1 mijë e 915 gjoba trafiku

Policia e Kosovës për 24 orët e fundit ka shqiptuar 1 mijë e 915 gjoba trafiku, transmeton "Kosova Sot Online".

Ndërkaq në raportin e policisë, janë regjistruar edhe 18 arrestime e 15 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Po ashtu për një ditë u shkaktuan 57 aksidente me dëme materiale, ndërsa 25 me persona të lënduar.

(Kosova Sot Online)