Nënoficerja e FSK-së, diplomon në Akademinë e Nënoficerëve në ShBA

  • E.k /
  • 15 June 2024 - 14:44
Nënoficerja e FSK-së, diplomon në Akademinë e Nënoficerëve në ShBA

Rreshter master, Shpresa Gashi ka diplomuar me sukses në Akademinë Ushtarake të Rreshter majorëve, të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gashi diplomoi në mesin e 495 nënoficerëve të lartë që ishin pjese e kësaj akademie, nga të cilët 65 ishin nënoficer të lartë ndërkombëtar nga 55 vende të botës.

Forca e Sigurisë së Kosovës, ajo që ka njoftuar për këtë lajm.

“Akademia e nënoficerëve është edukim një vjeçar i nivelit më të lartë të edukimit të nënoficerëve në ushtrinë e ShBA-ve. Misioni i kësaj akademie është të përgatit nënoficerët e lartë që të operojnë në nivel operacional dhe strategjik duke i aftësuar të kryejnë detyra në pozita udhëheqëse për zbatim të operacioneve tokësore, në një ambient të përbashkët, ndërkombëtarë dhe me agjencione tjera”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)