'Kosova Sot' ua uron festën e 'Kurban Bajramit', të gjithë besimtarëve muslimanë

  • A.P /
  • 16 June 2024 - 06:00
'Kosova Sot' ua uron festën e 'Kurban Bajramit', të gjithë besimtarëve muslimanë

Të nderuar lexues, redaksia e gazetës "Kosova Sot Online", të gjithë besimtarëve myslimanë, kudo që janë, ua uron festën e "Kurban Bajramit", duke ju uruar shëndet, harmoni e begati në familjet e juaja.


Festa e Kurban-Bajramit vjen pasi që besimtarët ta kenë mbaruar ibadetin e Haxhit, që është shtyllë e fesë islame. Prandaj, dijetarët me të drejtë kanë konstatuar se myslimanët meritojnë që pasi të kenë zbatuar në praktikë urdhrin e Krijuesit për ta kryer Haxhin, tash të gëzohen e të festojnë ashtu siç meriton një festë kulmore islame.

Koha e Kurban-Bajramit është në ditën e dhjetë të muajit dhul-hixhe, gjegjësisht dy muaj e dhjetë ditë pas Fitër-Bajramit dhe zgjat katër ditë.

(Kosova Sot Online)