Një person gjendet pa shenja jete

  • A.P /
  • 16 June 2024 - 09:03
Një person gjendet pa shenja jete

Raportohet se një person është gjetur pa shenja jete në Livoq të Epërm të Gjilanit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia njofton se ende nuk dihet identiteti i viktimës, mirëpo trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.

“VDEKJE E DYSHUAR- Livoq i Epërm, Gjilan / 15.06.2024 – 12:45. Njësitet policore pas pranimit të informatës, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur një trup të gjinisë mashkullore, pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa (ende) nuk dihet identiteti i viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”

(Kosova Sot Online)