Besnik Tahiri: Rruga për Podujevë është bërë si rrugë për Kandahar,e rrezikshme, e dëmshme

  • E.k /
  • 19 June 2024 - 08:55
Besnik Tahiri: Rruga për Podujevë është bërë si rrugë për Kandahar,e rrezikshme, e dëmshme

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar për gjendjen e rrugëve magjistrale në Podujevë, Gjakovë, Mitrovicë e Gjilan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tahiri ka thënë se këto rrugë janë bërë të rrezikshme si në Kandahar, duke thënë se janë bërë të rrezikshme për njerëz dhe vetura.

“Rruga për Podujevë është bërë si rrugë për Kandahar, e rrezikshme, e dëmshme për njerzë e vetura dhe gati e patejkalueshme. Pothuajse në të njëjtën gjendje janë edhe rrugët për Gjakovë, Mitrovicë e Gjilan, pra në të katër anët e Kosovës rrugët janë të bllokuara, ndërsa lavdet nuk ndalen.

Mirë është që në këta muajt që i kanë mbetur kësaj qeverie të përfundojë ndonjë rrugë dhe të del me diçka konkrete në këtë 4 vjeçar. Përndryshe, po shihet që ky kabinet qeveritar është i pazot me punu diçka të hajrit për vendin”, ka shkruar Tahiri.

(Kosova Sot Online)