Pejë: Djali shtyn babanë e tij dhe e rrëzon shkallëve, pëson lëndime trupore

  • E.k /
  • 19 June 2024 - 11:40
Pejë: Djali shtyn babanë e tij dhe e rrëzon shkallëve, pëson lëndime trupore

Një person në Pejë ka njoftuar se djali e tij e ka sulmuar fizikisht duke e shtyrë dhe e ka rrëzuar shkallëve të shtëpisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Si pasoj, i njëjti kishte pësuar lëndime trupore, mirëpo ka refuzuar tretmanin mjekësor.

“Pejë 16.06.2024-07:00. Më 18.06.2024 viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, e kishte sulmuar fizikisht duke e shtyrë, me ç’rast i njëjti është rrezuar shkallëve të shtëpisë. Si pasoj, i njëjti kishte pësuar lëndime trupore, mirëpo ka refuzuar tretmanin mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)