Mjeti që u gjet rrugës për Gërmi nuk ishte shpërthyes, ishte një pajisje e veturës

  • E.k /
  • 20 June 2024 - 13:12
Mjeti që u gjet rrugës për Gërmi nuk ishte shpërthyes, ishte një pajisje e veturës

Policia e Kosovës ka njoftuar se mjeti që u gjet në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë, nuk ishte shpërthyes, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti tha për Express se ai ka qenë një mjet për vetura.

Ndërsa, Ahmeti ka njoftuar se pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se mjeti nuk ka qenë shpërthyes. Bëhet fjalë për një pajisje të veturës. Pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)