Borrell flet për takimin me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor

  • E.k /
  • 21 June 2024 - 09:35
 Borrell flet për takimin me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, në Austri ka takuar ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla, përcjell “Kosova sot Online”.

Ai tha se me ta ka diskutuar për një Europë më të bashkuar.

“Gëzohem që takohem me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe “Strategjinë e Rajonit të Danubit”. Ne diskutuam se si të ndërtojmë një Europë më të unifikuar së bashku. Faleminderit Schallenberg që na mblodhe këto ditë në Austri”, ka shkruar Borrell.

(Kosova Sot Online)