Arrestohet kosovari në Aeroportin e Rinasit, tentoi të shkonte në Itali me armë në çantë
Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar një kosovar në aeroportin e Rinasit, gjatë operacionit policor të koduar “Skanimi”, në kuadër të të cilit u godit një tentativë për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Itali, përcjell “Kosova Sot Online”.
Gjatë këtij aksioni u kap në flagrancë dhe u prangos, shtetasi kosovar 23-vjeçari, nga Peja.
Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në çantën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, njoftoi Policia.
(Kosova Sot Online)